Warrior Turkesterone është një ecdysteroid i fuqishëm dhe 100% natyral (i ngjashëm me Beta Ecdysterone) me burim nga bima Ajuga Turkestanica që gjenden në vendet e Azisë Qendrore si Taxhikistani, Siberia, Bullgaria, Kazakistani dhe Uzbekistani.
Bima konsiderohet adaptogjene pasi është vërtetuar se ka një sërë përdorimesh terapeutike, të tilla si ruajtja e muskujve skeletorë dhe mbrojtja e zemrës. Prandaj, fitoekdysteroidet si turkesterone konsiderohen gjithashtu adaptogjenë.
Ndërsa ka shumë lloje të ecdysteroids, turkesterone është më anaboliko (ndërtimi i muskujve) nga të gjithë, edhe pse stimulon rrugë të ndryshme anabolike. Studimet tregojnë se është më i fuqishëm se pjesa tjetër, duke përfshirë ecdysteronin. Megjithatë, ka tendencë të jetë edhe më e shtrenjtë.
Benefitet e Turkesterone
- Rritë formimin e muskujve të pastërt
Turkesteroni përshpejton dhe ngritë rritjen e muskujve të pastërt duke nxitur sintezën e proteinave të muskujve (MPS – muscle protein synthesis), procesi metabolik përgjegjës për ndryshimin e masës muskulore skeletore në përgjigje të stërvitjes me rezistencë.
Ai arrin rritjen e MPS duke optimizuar procesin e përkthimit të mRNA dhe duke rritur marrjen e leucinës në qelizat e muskujve. Leucinën mund ta merrni përmes BCAA dhe EAA. Kjo ndikon në sintezën e proteinave, duke prodhuar një ekuilibër pozitiv të azotit (nitrogen) dhe duke parandaluar zbërthimin e muskujve gjatë ndërtimit të masës.
- Përmirson performancën e ushtrimeve
Ekdysteroidet mund të rrisin përmbajtjen e adenosine-5-triphosphate (ATP) që gjendet në muskuj. Në thelb, sa më shumë sintezë ATP, aq më mirë mund të kryeni ushtrimet me qëndrueshmëri dhe forcë.
- Shpejton dhe ndihmon në rikuperimin e muskujve
Hulumtimet tregojnë se turkesterone përshpejton riparimin e fibrave të muskujve dhe rrit nivelet e glikogjenit të muskujve. Kjo lehtëson heqjen më të shpejtë të acidit laktik, duke mbështetur rikuperimin e stërvitjes. Gjë që ulë kohën e nevojshme të rikuperimit mes ushtrimeve.
- Rritë forcën dhe qëndrueshmërinë
E mbani mend ngritjen e nivelet të ATP që përmendëm më herët? Kjo ju ndihmon gjithashtu të grumbulloni forcë dhe të ushtroni me më shumë fuqi në stërvitjet tuaja për ngritur qëndrueshmërinë dhe rritjee e muskujve.
Efektet anësore të Turkesteronit
Nuk ka efekte anësore të njohura të turkesteronit, bazuar në vëzhgimet dhe hulumtimet aktuale klinike.
Sa kohë duhet që Turkesteroni të funksionojë?
Disa përdorues të turkesteronit thonë se vërejnë përmirësime të vogla në performancë dhe forcë pas një ose dy javësh. Megjithatë, kjo ndryshon për të gjithë, kështu që mund t’ju duhet më shumë kohë për ta parë atë duke punuar.
A ndihmon Turkestrerone në ngritjen e niveleve të testosteronit?
Emri mund të jetë i ngjashëm, por turkesteroni nuk ndikon në nivelet e testosteronit.
A nevojitet terapi pas ciklit (PCT – post-cycle therapy) me Turkesterone?
Jo! Ju nuk keni nevojë për terapi pas ciklit (PCT) pas marrjes së turkesteronit sepse nuk ndikon në nivelet tuaja të testosteronit.
A mund të përdoret nga femrat?
Studimet nuk i kanë këshilluar gratë të mos marrin turkesterone. Meqenëse nuk rrit androgjenet (d.m.th., hormonet seksuale mashkullore), suplementi është po aq i sigurt për femrat sa është për meshkujt.
Përdorimi:
Rekomandohet që 2-3 ditët e para të merret nga 1 kapsule (500mg ekstrakt) në ditë, dhe të vazhdohet të rritet doza deri në 3 kapsula në ditë. Nëse keni masë muskulare më të lartë se mesatarja mund të merrni deri në 6 kapsula në ditë.
Preferohet të mirret mes vakteve, me uje dhe para stërvitjes tuaj.